Ndërlidhjet

XHAKARTË


Takimi i sotëm 20 minutësh ndërmjet sekretarit amerikan të shtetit, Colin Powell dhe ministrit të jashtëm të Koresë Veriore, Paek Nam Sun, ishte takimi i parë i këtij niveli prej se shpërtheu kriza lidhur me programet bërthamore të Koresë Veriore, para dy vitesh. Duke folur lidhur me këtë takim, zoti Powell tha:
-Ne kishim një diskutim të shkurtër këtë mëngjes dhe e tëra që bëmë në këtë diskutim ishte riafirmimi i pozicioneve të të dy palëve që ishin paraqitur në bisediemt gjashtë palëshe, javën e kaluar. Nuk kishte kurrfarë negociatash.

Ky takim u zhvillua gjatë një pushimi në samitin e sigurisë të vendeve të Azisë dhe të Paqësorit, që po mbahet në Xhakartë të Indonezisë. Zyrtari i ministrisë së jashtme të Koresë Veriore, Chung Song-il, atmosferën e takimit e përshkruajti si të mirë.
XS
SM
MD
LG