Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ushtria e Shteteve të Bashkuara do ta tërheqë një numër të vogël të pjesëtarëve të saj në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, për shkak se aktualisht amerikanët nuk janë të përjashtuar nga ndjekja eventuale ndërkombëtare për krime të luftës, ka thënë mbrëmë vonë, zëdhënësi i Pentagonit, Lawrence Di Rita. Në këtë kuadër parashihet tërheqja e ekipit shtatë anëtarësh nga Etiopia dhe Eritrea dhe dy oficerë për ndërlidhje nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Agjencitë e lajmeve raportojnë se zyrtarë të Pentagonit kanë thënë se misioni kryesor i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, që ka 2200 ushtarë, mbetet i tillë çfarë është, pasi marrëveshje të ndryshme, të ndara, i përjashtojnë ata nga ndjekja eventuale për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG