Ndërlidhjet

VARSHAVË


Gëzhojat artilerike dhe kokat raketore të gjetura nga trupat e Polonisë në Irak, kanë përmbajtur gazin vdekjeprurës ciklosarin, thuhet në kumtesën e sotme të njësisë polake të forcës shumëkombëshe në Irak.
Në këtë kumtesë mëtutje thuhet se "pa dyshim këto gëzhoja artilerike ishin nga periudha 1980-88, të tipit që ishte përdorë kundër kurdëve gjatë luftës Irak – Iran". Agjencia Reuters raporton se zyrtarë të Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë kanë konfirmuar se gëzhojat e tilla ishin testuar por se duhet të vazhdohet me teste të mëtejshme për shkak se rezultatet e para do të mund të çonin në konkluzione të gabueshme.
XS
SM
MD
LG