Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic, i akuzuar për gjenocid e krime lufte nga Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë, mund t'i dorëzohet kësaj gjykatë së shpejti. Kështu ka deklaruar ministri serbo-malazez i mbrojtjes Përvosllav Davinic.
"Ka një vullnet politik për të zgjidhur këtë cështje", ka theksuar Davinic për mediat serbe, duke shtuar se nga dorëzimi i Mlladicit mund të përfitojnë të akuzurit e tjerë në mënyrë që ata të gjykohen në Serbi.
Bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës është kusht për ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare për Serbinë e Malin e Zi.
XS
SM
MD
LG