Ndërlidhjet

logo-print

SEUL


Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Koresë së Jugut kanë premtuar bashkëpunim të ngushtë për zgjidhjen e krizës lidhur me programet bërthamore të Koresë së Veriut.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, nw Seul tha se kriza do zgjidhet në mënyrë të tillë që i jep garanci Penjanit lidhur me cështjet e sigurisë.
"Përmes bisedimeve gjashtë palëshe ne duam të mundësojmë cmilitarizimin e gadishullit korean nga armët bërthamore. Natyrisht kjo do shoqërohet me garanci solide sigurie dhe garanci ekonomike për Korenë e Veriut", ka deklaruar Lavrov.
XS
SM
MD
LG