Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka folur për cështjet e ekonomisë dhe luftës kundër terrorizmit në fjalimin e tij javor në radio drejtuar kombit.
Presidenti amerikan ka nënvizuar dhe rëndësinë e 4 korrikut festës kombëtare amerikane.
"Në këtë fundjavë të katër korrikut, derisa amerikanët festojnë lirinë, mendimet tona janë me njerëzit tanë në uniformë, që mbrojnë këtë liri, duke qenë pjesë e ushtrisë amerikane. Në Afganistan, Irak dhe kudo ata janë duke luftuar terrorizmin që kërcënon Amerikën si dhe ndihmojnë të ndërtojnë shoqëri demokratike, ku ideologjitë e terrorizmit tw mos kenw vend", tha Bush.
XS
SM
MD
LG