Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministri i jashtëm i Libisë Jean Obeid tha se nuk ka informacione se ushtari libanezo- amerikan është vrarë në Irak. Raportet e mëherhshme nga Libani cituan ministrinë e jashtme të ketë thënë se ushtari Wassef Ali Hassoun, që është rrëmbyer nga një grup militant, është vrarë. Vëllai i ushtarit ka apeluar për ndihmë:
"Do të doja t'u bëja thirrje të gjitha ambasadave në tërë botën. Ju lutem ndihmojeni vëllain tonë. Ai ishte me Marinën amerikane, duke bërë punën e tij dhe kurrë nuk e ka lënduar askënd," ka thënë Sami Hassoun.
Në zhvillime të tjera në Irak, raportet së në Bakuba nga shpërthimi i një autobombe janë vrarë tre persona dhe është lënduar një.
Irani, ndërkaq ka thënë se do të ngrisë padi kundër Sadam Hyseinin për sulmin ndaj Iranit në vitin 1980.
XS
SM
MD
LG