Ndërlidhjet

JERUSALEM


Armata izraelite tha se një banor izraelit është vrarë gjatë një sulmi të sotëm në Bregun Perëndimor. Brigada e Martirëve të Al- Aqsasë ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
"Ne marrim përgjegjësinë për sulmin në banorët e fshatit Yabad. Ky sulm është reagim ndaj okupimit të Nablusit dhe ne do të vazhdojmë rezistencën," ka thënë lideri i Al Aqsasë, Zacharia Zubeidi.
Ndërkohë, kreu i shërbimit të sigurisë së Izraelit ka paralajmëruar kabinetin se militantët hebrenj po bëhen gjithnjë e më shumë ekstremë dhe mund të prishin planin për evakuimin nga Bregu Perëndimor.
XS
SM
MD
LG