Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Nju Jork ka filluar ndërtimi i Kullës së lirisë, që do të zëvendësojë kullat binjake të shkatërruara më 11 shtator të viti 2001.
Ndërtimi përkon me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
"Nuk mund të imagjinoj një ditë më të përshtatshme për t'i vënë gurthemelin që i dedikohet lirisë, parimeve të përcaktuara të kombit tonë dhe arsyes se pse u sulmuam më 11 shtator të viti 2001, ka thënë perfekti i Nju Jorkut Michael Bloomberg.
Ndërkaq guvernatori i shtetit të nju Jorkut, George Pataki tha:
"Armiqtë e nënvlerësuan shpirtin e qëndresës dhe vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara. Armiqtë e nënvlerësuan fuqinë dhe qëndresën e lirisë. Për më pak se tri vjet, ne kemi planet në letër, po e vëjmë gurthemelin, krijimin e kullës së re, " ka thënë Pataki.
Kulla e lirisë do të jetë e lartë 541 metra. Ajo do të përfundojë në vitin 2009, dhe pritet të kushtojë 1 miliardë e 500 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG