Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtarët e Irakut kanë shtyrë konferencën e paralajmëruar për shtyp në të cilën pritej shpallja e masave që ata do ti ndërmerrnin për ta ndalur kryengritjen e dhunshme në vend. Është bërë e ditur se konferenca për shtyp me ministrin e drejtësisë, Malik Dohan dhe me atë për të drejtat e njeriut, Bakhtiyar Amin është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Agjencitë e lajmeve informojnë se pritej shpallja e amnistisë së kufizuar për kryengritës dhe vendosjen e ligjeve ushtarake në disa pjesë të Irakut.
XS
SM
MD
LG