Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit kanë shtënë sot kundër helikopterit amerikan që përdorej për çështje shëndetësore dhe me këtë rast kanë plagosur pilotin dhe ndihmësin e tij të parë, raporton agjencia Reuters duke u mbështetur në informatat e një zëdhënsëi ushtarak. Në helikopter gjendej një pacient që kishte nevojë për ndihmë të menjëhershme kirurgjike. Megjithë goditjet, helikopteri i ushtrisë amerikane ia doli të ateroj në një vend të sigurtë, ndërsa pacienti u dërgua në spital me një helikopter tjetër. Incidenti ndodhi në hapësirën e qytetit Falluxha, që gjendet në perëndim të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG