Ndërlidhjet

XHAKARTË


Sipas rezultateve të para, gjenerali në pension, Susilo Bambang Yudhoyono po udhëheq në zgjedhjet presidenciale në Indonezi me 33% përqind të votave, ka kumtuar komisioni zgjedhor. Pas tij është presidentja aktuale Megawati Sukarnoputri me 28%, ndërsa i treti është ish shefi i forvace të armatosura, Wiranto me 22%. Sot lidhur me zgjedhjet në Indonezi foli edhe ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, i cili në Xhakartë gjendet në rolin e vëzhguesit të zgjedhjeve. Me këtë rast ai tha:
- Ky është një kalim i mrekullueshëm nga pushteti autoritar në atë demokratik. Kjo u arritë vetëm për gjashtë vite dhe për këtë populli i Indonezisë duhet të lavdërohet.

Në Indonezi të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale, që po mbahen sot, kanë 153 milionë persona.
XS
SM
MD
LG