Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveria e përkohshme e Irakut ka informuar për shtyrjen e masave për forcimin e sigurisë. Agjencitë e lajmeve informojnë se nuk janë dhënë detaje lidhur me arsyet e kësaj shtyrjeje. Këshilltari për siguri kombëtare i Irakut, Muwaffaq al-Rubaie tha se masat e përmendura do të shpallen në fund të kësaj jave. Ai tha se këto masa, që synojnë ndaljen e aksioneve të kryengritësve në Irak, do të përfshijnë orë policore, kufizim të lëvizjes dhe, siç u shpreh zoti Rubaie, "arrestime parandaluese".
XS
SM
MD
LG