Ndërlidhjet

PRAGË


Gjatë qëndrimit të tij në Suedi, presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf tha sot se, parimisht, vendi i tij është i gatshëm që të dërgoj trupa në Irak. Në këtë aspekt, zoti Musharraf tha:
- Parimisht, Pakistani do të dëshironte të dërgonte trupa, nëse me këtë mund të kontribuohet drejt paqes dhe harmonisë në Irak. Por ne duhet të shohim se a e dëshiron një gjë të këtillë populli i Irakut.

Ai theksoi se është e rëndësishme që, në këtë aspekt, të kontribuonin edhe vendet e tjera myslimane, në mënyrë që Pakistani të mos jetë i vetmuar. Presidenti Musharraf me këtë rast përmendi edhe mandatin e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG