Ndërlidhjet

logo-print

XHAKARTË


Sipas parashikimeve të para, që janë bërë nga Instituti Kombëtar Demokratik, me seli në Uashington, gjenerali në pension Susilo Bambang Yudhoyono fitoi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e sotme në Indonezi, por megjithatë kjo i mundëson atij vetëm pjesëmarrje në rundin e dytë të zgjedhjeve. Është thënë se pritet që zoti Yudhoyono do të fitoj 33.9% të votave, presidentja aktuale Megawati Sukarnoputri 24.9%, ndërsa gjenerali tjetër i pensionuar, Wiranto 23.8% të votave. Agjencitë e lajmeve informojnë se këto ishin zgjedhjet e para, të drejtëpërdrejta, për president të Indonezisë. Deri tash ai ishte zgjedhur nga Parlamenti i këtij vendi.
XS
SM
MD
LG