Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat amerikane njoftuan sot se tre marinsa janë vrarë dje derisa po kryenin operacione të sigurisë në Irakun perëndimor.
Ndërkohë, qeveria e përkohshme irakiane tha se ka bashkëpunuar me forcat amerikane në një sulm ajror në qytetin e Faluxhas, gjatë të cilit humbën jetën 10 persona.
Mbrëmë ushtarët amerikanë kanë vrarë një fëmijë irakian dhe kanë plagosur një tjetër derisa vetura e babait të tyre nuk është ndalur në një postbllok të ushtrisë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG