Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar sot se tre ushtarë amerikanë ishin vrarë dje "derisa po ndërmerrnin operacione të sigurisë dhe të stabilizimit" në Irakun perëndimor. Gjatë javës së fundit dhjetë pjesëtarë të marinës së Shteteve të Bashkuara janë vrarë gjatë operacioneve në provincën al-Anbar, që shtrihen prej Bagdadit perëndimor e deri te kufijtë me Sirinë dhe Jordaninë. Ushtria amerikane poashtu ka informuar se pjesëtarët e saj e kanë qëlluar për vdekje një fëmijë irakian dhe një tjetër e kanë plagosur, pasi vetura që e ngiste i ati i tyre nuk u ndal në një postbllok në Bagdad. Ky incident ka ndodhur mbrëmë.
XS
SM
MD
LG