Ndërlidhjet

LONDËR


Mbretëresha Elizabeta e Dytë, e përuroi sot një fontanë në shenjë të nderimit për princeshën Dajana, e cila humbi jetën tragjikisht në fatkeqësinë automobilistike në Paris, në gusht të vitit 1997. Me këtë rast, mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë tha:
-Unë nuk mund ta harroj, ashtu siç nuk munden as ata që janë këtu sot, e që e njohën atë më për së afërti si motër, bashkëshorte, nënë ose nuse, ndikimin që kishte Dajana në jetën tonë. Kuptohet, kishte edhe kohë të vështira, por kujtimet zbuten me kalimin e kohës.

Në këtë ceremoni, pos familjes mbretërore, merrnin pjesë edhe pjesëtarë të familjes Spencer, së princeshës Dajana. Ishte kjo paraqitja e parë publike e dy familjeve së bashku, pas ceremonisë së varrimit të Dajanës, në vitin 1997.
XS
SM
MD
LG