Ndërlidhjet

PITSBURG, PENSILVANI


Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, John Kerry shpalli sot se kandidat për zëvendës-president të tij ka zgjedhur senatorin nga Kaolina Veriore John Edwards. Me këtë rast, zoti Kerry tha:
-Unë jam shumë krenar se së bashku, Xhon Eduards dhe unë tash do të luftojmë për ta ndërtuar një Amerikë për të gjithë amerikanët.

Mëtutje kandidati demokrat për president amerikan, John Kerry u shpreh edhe për profilin politik të zotit Edwards:
-E kam zgjedhur njeriun që kupton dhe i mbronë vlerat e Amerikës, njeriun që ka treguar kurajo dhe vendosmëri si udhëheqës i klasës së mesme të amerikanëve.

Lidhur me këtë zhvillim, sot u prononcua edhe presidenti amerikan, George Bush:
-E mirëpres senatorin Edwards. Zëvendës presidenti Cheney e thirri atë sot herët në mëngjes për ti thënë se edhe ai e mirëpret zotin Edwards. Shpresoj ta kemi një garë zgjedhore në atmosferë të mire.
XS
SM
MD
LG