Ndërlidhjet

TEL AVIV


Shefi i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore, Mohamed ElBaradei arriti sot në Tel Aviv për të filluar bisedimet lidhur me eliminimin e armatimit atomik në Lindjen e Mesme. Agjencia Reuters informon se Izraeli as nuk ka konfirmuar e as që ka përgënjeshtruar se posedon armatim bërthamor. Zoti Baradei dëshiron që izraelitët të tërhiqen nga e ashtuquajtura politikë e "strategjisë disakuptimëshe", kanë thënë diplomatët. Izraeli thotë se kjo gjë aktualisht është e pamundshme për shkak të armiqësive të vazhdueshme nga vendet fqinje Arabe dhe nga Irani.
XS
SM
MD
LG