Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD\PRISHTINË


Nënsekretari amerikan Mark Grosman dhe zëvendësministrja e sekretarit amerikan për çështjet evropiane dhe të euroazisë Ketlin Stivens po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë.
Para Kosovës ata kanë vizituar Beogradin ku z. Grosman ka thënë se është koha që Ratko Mlladiq dhe 4 gjeneralët e lartë ushtarakë dhe policorë, t'i dorëzohen Tribunalit të Hagës. Pas takimit me ministrin e jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq, Mark Grosman ka thënë se administrata amerikane është e gatshme që pas dorëzimit të Mlladiqit të mbështet vendimin eventual të Tribunalit, që disa raste të barten në kompetencë të gjyqeve lokale. Grosman dhe Stivens do të takohen sot pasdite me përfaqësues të institucioneve dhe partive poltike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG