Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënsekretari amerikan i Shtetit marc Grossman dhe ndihmës nënsekretarja e Shtetit për cështjet e Evropës dhe Euroazisë, Kathlyn Stefens, kanë qëndruar në Beograd. Grossman ka thënë se ëshët koha që Ratko Mlladic dhe katër gjeneralët e lartë ushtarakë dhe të policisë, t'i dorëzohen Gjykatës së Hagës. Nënsekretari amerikan i shtetit për cështje politike ka theksuar se mosbashkëpunimi e Gjykatën e Kombeve të Bashkuara është pengesë për ecjen e Serbisë e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe Partneritetit për Paqe. Pasdite Grossman dhe Stefens do qëndrojnë në Prishtinë ku do takohen me zyrtarët më të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG