Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ushtruesi i detyrës së shefit të UNMIK-ut, Charles Brayshaw, nënshkroi urdhëresën administrative, përmes së cilës fillon punën Zyra e Kryeministrisë për Siguri Publike. Ky vendim është marrë nga administrata e UNMIK-ut, pas kërkesës së Zyrës së Kryeministrit. Kjo zyrë do të funksionojë siç ishte paraparë në kuadër të Kryeministrisë dhe do të ketë karakter informues për Qeverinë dhe Kryeministrinë për zhvillimet që do të mund të ndikonin në sigurinë publike.
UASHINGTON
Kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, senatori John Kerry, dhe John Edwards, i sapo zgjedhur si kandidat për nënpresident, në rast të fitores së Kerry, do të fillojnë sot një turne në shumë shtete të Amerikës.
Duke folur për zgjedhjen e Edwuards, Kerry ka nënvizuar:
"John Edwards është gati për detyrën e nënpresidentit. Ai është gati të ndihmojë për të udhëhequr Amerikën. Ai është një person i kuptueshëm, me bindje dhe i vendosur."
Edwards nga ana e tij theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.
"Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, pasi kanë të bëjnë me të ardhmen e Amerikës, për ta bërë atë të fortë dhe për të rikthyer respektin për Amerikën sërish në gjithë botën", tha Edwards.
Edwards është senator i Karolinës së Veriut dhe u rradhit i dyti në garën përzgjedhëse për kandidatin presidencial brenda Partisë Demokratike amerikane.
Dyshja Kerry-Edwards do përballet me dyshen republikane Bush – Cheney.
XS
SM
MD
LG