Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy helikopterë të ushtrisë amerikane kanë goditur ndërtesa në qendër të Bagdadit gjatë luftimeve me kryengritësit. Tre ushtarë irakianë kanë vdekur, por nuk janë ende të qarta rrethanat e vrasjes. Sulmet nga ajri erdhën pasi u qëllua me mortaja e ashtëquajtura "Zona e gjelbër", ku gjenden zyrat e qeverisë irakiane dhe ambasadat amerikane e britanike.
Në të tjera zhvillime Qeveria irakiane tha se ligjet e sigurisë, të miratuara së fundi, synojnë të mundin përfundmisht kryengritësit që po shkatërrojnë vendin.
Ligjet e nënshkruara nga kryeministri irakian Ijad Alluai, parashohin vendosjen e shtetrrethimit, ndalimin e veprimtarisë së grupeve politike, përgjimin e telefonave apo postës si dhe kufizimin e lëvizjes së të huajve.
Qeveria ka pranuar se këto ligje mund të kufizojnë disa nga të drejtat e njeriut, por njëherësh ofrojnë më shumë siguri.
XS
SM
MD
LG