Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


"Dhuna e marsit – dështim i KFOR-it dhe UNMIK-ut për të mbrojtur të drejtat e pakicave". Është ky titulli i raportit të botuar sot nga Amnesty International, organizatë ndërkombëtare që mbikqyr gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.
Pas një vështrimi që i bën zhvillimit të ngjarjeve të marsit, duke iu referuar burimeve të Kombeve të Bashkuara, KFOR-it, mediave, dëshmitarëve në vendin e ngjarjes dhe organizatave joqeveritare, Amnesty International bën përgjegjës kryesor KFOR-in dhe UNMIK-un për mosparandalimin e dhunës apo për mbrojtjen e cunguar që i është ofruar pakicave.
AI ka kërkuar nga qeveritë e Francës dhe Gjermanisë që të hetojnë sjelljen e trupave të tyre, vecanërisht në rastin e Frashërit dhe Prizrenit.
Kritika ka pasur dhe për Shërbimin Policor të Kosovës.
XS
SM
MD
LG