Ndërlidhjet

AI: KFOR-i dhe UNMIK-u KANË DËSHTUAR NË MBROJTJEN E PAKICAVE GJATË DHUNËS SË MARSIT


"Dhuna e marsit – dështim i KFOR-it dhe UNMIK-ut për të mbrojtur të drejtat e pakicave". Është ky titulli i raportit të botuar sot nga Amnesty International, organizatë ndërkombëtare që mbikqyr gjendjen e të drejtave të njeriut në botë.
Pas një vështrimi që i bën zhvillimit të ngjarjeve, duke iu referuar burimeve të Kombeve të Bashkuara, KFOR-it, mediave, dëshmitarëve në vendin e ngjarjes dhe organizatave joqeveritare, Amnesty International bën përgjegjës kryesor KFOR-in dhe UNMIK-un për mosparandalimin e dhunës apo për mbrojtjen e cunguar që i është ofruar pakicave.
Amnesty International nënvizon faktin se mungesa e një komande qëndrore efikase të KFOR-it ka qenë një ndër pengesat kryesore që misioni i NATO-s të përmbushte detyrimet ndaj popullit të Kosovës. Sipas të njëjtave burime, kanë qenë kontigjenti francez dhe gjerman i KFOR-it për të cilët vërejtjet dhe dëshmitë janë evidente.
Raporti vendos dhe një herë në qendër të vëmendjes ngjarjet në fshatin Frashër të Mitrovicës ku KFOR-i francez nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur pasurinë dhe pronat e qytetarëve të Kosovës me kombësi serbe. Njëherësh Amnesty International thotë se fakti që ky kontigjent i forcës ndërkombëtare shihet si pro serb dhe jo mbështetës ndaj shqiptarëve ka ndikuar negativisht në bashkërendimin me Shërbimin Policor të Kosovës dhe policinë ndërkombëtare, në pjesën jugore te qytetit të Mitrovicës. Raporti akuzon forcat franceze si përgjegjëse për moslejimin e policëve të Kosovës që të kryejnë detyrën e tyre në Mitrovicë gjatë ditëve të trazirave.
Ndërkaq në mënyrë të njëjtë Amnesty International vlerëson dhe punën e KFOR-it gjerman në Prizren, i cili nuk është përpjekur të mbrojë pronat dhe monumentet fetare në këtë qytet. Kjo organizatë kërkon nga KFOR-i dhe UNMIK-u që të bëjnë publike hetimet e tyre mbi ngjarjet e marsit dhe shkaqet e saj.
Njëherësh AI kërkon nga qeveritë e Francës dhe Gjermanisë që të hetojnë mënyrën e sjelljes së trupave të tyre në Frashër dhe Prizren.
Lidhur me institucionet e Kosovës raporti vlerëson se reagimi i tyre ka qenë i ngadalshëm, madje edhe atëherë kur është bërë synonte t'ia linte fajin UNMIK-ut dhe Beogradit. Por më tej vlerësohet roli i kryeministrit Rexhepi dhe sillet shembulli i Cagllavicës ku për një kohë të shkurtër Rexhepi i shoqëruar nga ministrat Krasniqi, Ceku e Brajshori qetësuan njerëzit.
Kritika ka për Shërbimin Policor të Kosovës, vecanërisht për disa raste në Vushtri ku besohet se anëtarë të këtij shërbimi ishin të përfshir ënë dhunën kundër pakicave, apo kërcënimet ndaj kolegëve të tyre jo shqiptarë për të mos u paraqitur në punë gjatë atyre ditëve të marsit.
Raporti nënvizon rolin e TMK-së, që për herë të parë me KFOR-in amerikan kanë patrulluar gjatë marsit në rajonin e lindjes, cfarë ka ndikuar dhe në qetësimin e situatës. Sipas raportit kjo ishte e para detyrë e sigurisë për TMK-në.
Strukturat e pushtetil lokal në Kosovë janë kritikuar dhe prej tyre në raportin e AI-së kërkohet që të heqin dorë dhe t'i japin fund praktikave që nxisin konfliktet ndër etnike.
Ky është raporti i dytë i AI-së në pak muaj lidhur me Koosovën. Raporti paraprak lidhej me trafikune qënieve njerëzore dhe sërish kisht enë qendër të kritikave UNMIK-un dhe KFOR-in.

Përgatiti: Iliriana A. BAJO
XS
SM
MD
LG