Ndërlidhjet

BAGDAD


Burimet amerikane kanë bërë të ditur se po merren me hetimin e rastit të ushtarit amerikan me origjinë libaneze, Vasef Ali Hasun, për të cilin u tha se u rrëmbye dhe më pas u lirua nga grupe islamike.
Gjenerali amerikan David Rodriguez mbi këtë rast tha:
"Hasun është i sigurt në ambasadën amerikane në Bejrut. Ne nuk kemi informacione rreth rrjedhës së ngjarjeve që e sollën atë deri tek Ambasada amerikane në Liban. Rasti i tij po hetohet". Hasun, pas zhdukjes më 19 qershor, fillimisht ishte llogaritur si dezertor, status që kishte ndryshuar pas paraqitjes në një video të militantëve.
XS
SM
MD
LG