Ndërlidhjet

NOVI SAD


Kryetari i Qendrës koordinuese të Serbisë për Kosovën, Nebojsha Çoviq ka vlerësuar se serbët e shqiptarët e kanë një armik të përbashkët, e ky armik, sipas tij, është varfëria. Në një intervistë për gazetën e Novi Sadit, Dnevnik, zoti Çoviq ka thënë se "e tërë energjia duhet të drejtohet në zgjidhjen e problemeve të këtilla, e jo në urrejtje". Ai mëtutje është shprehur se beson se në Bashkësinë ndërkombëtare dhe ndër serbë e shqiptarë, ka njerëz të mençur që do të dinë ta gjejnë "një zgjidhje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme", në mënyrë që konfliktet të mos përsëriten brenda 20, 30 apo 50 vitesh.
XS
SM
MD
LG