Ndërlidhjet

BANGKOK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan deklaroi sot se Izraeli do të duhej ta respektoj të Drejtën ndërkombëtare pasi Gjyqi ndërkombëtar i drejtësisë konstatoi se muri ndarës, që po e ndërton Izraeli, është jolegal. Mëtutje zoti Annan tha:
- Vendimi i gjyqit ishte i qartë. Përderisa të gjithë ne pranojmë se qeveria e Izraelit ka përgjegjësi për ti mbrojtur shtetasit e vet, çdo aksion që e ndërmerrë duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duhet ti respektoj interesat e palestinezëve. Izraeli, si një forcë okupuese, është përgjegjës për mirëqenien e popullit palestinez.
XS
SM
MD
LG