Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon tha sot se sulmi me bombë në Tel Aviv ishte bërë "nën patronazhin" e vendimit të Gjyqit ndërkombëtar të drejtësisë kundër murit ndarës të Izraelit në Bregun Perëndimor. Zoti Sharon u angazhua për injorimin e këtij vendimi. Grupi militant, al - Aksa, që ka lidhje me lëvizjen Fatah të liderit palestinez, Yasser Arafat, ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm të bombës në një stacion të autobusëve në Tel Aviv, me ç'rast u vra një ushtare izraelite. Agjencia Reuters raporton se grupi al – Aksa ka thënë se aksioni ishte ndërmarrë në shenjë të hakmarrjes për vrasjen e dy liderëve të këtij grupi dhe të palestinezëve të tjerë, gjatë depërtimeve të armatës izraelite në Gazë dhe në në Bregun Perëndimor gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG