Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kandidati demokrat për president amerikan, John Kerry, ka kritikuar presidentin George Bush se e ka keqpërdorë autoritetin e tij lidhur me luftën në Irak, duke bërë akuza të që dolën se ishin të gabuara. Këto akuza u bënë në një intervistë të John Kerryt, të publikuar në të përditshmen New York Times. Një ditë më parë, komiteti i senatit për çështje të zbulimit e publikoi raportin në të cilin thuhej se akuzat e agjencisë CIA lidhur me armatimim e Irakut për shkatërrim në masë dhe lidhjet e tij me rrjetin terrorist al-Qaida, ishin të zmadhuara ose nuk kishin mbështetje në raportet e zbulimit. John Kerry tha se ai beson se presidenti Bush, në fund të fundit, është përgjegjës për atë që ndodhi në administratën e tij.
XS
SM
MD
LG