Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i mbrojtjes i unionit Serbi – Mali i Zi, Përvosllav Daviniq dhe ai i mbrojtjes së Maqedonisë, Vllado Buçkovski, në takimin e tyre të sotëm, u pajtuan për ta shtuar bashkëpunimin ushtarak ndërmjet dy vendeve. Ministri Daviniq tha se në përpjekjet për t'ju afruar strukturave veri-atlantike, unioni Serbi – Mali i Zi do të mbështetet në përvojën e Maqedonisë, e cila siç u shpreh zoti Daviniq, "është disa hapa para" unionit Serbi – Mali i Zi. Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia shpresojnë që gjatë vitit 2007 do të anëtarësohen në Nato. Unioni Serbi – Mali i Zi ende duhet të bëhet pjesë e programit të aleancës Partneriteti për paqe, që është hapi i parë kah anëtarësimi eventual në Nato.
XS
SM
MD
LG