Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon u tha sot anëtarëve kundërshtues të partisë së tij Likud, se ai do të angazhohet për zgjedhje të reja nëse ata orvaten ti bllokojnë përpjekjet e tij për krijimin e qverisë së unitetit me partinë opozitare Laburiste.
Gjatë ditës së sotme, zoti Sharon e ftoi Partinë Laburiste që ti bashkohet koalicionit të tij të dobësuar qevritar. Agjencitë e lajmeve raportojnë se krijimi i qeverisë së unitetit do ti forconte pozicionet e kryeministrit Sharon në aspektin e avancimit të planit të tij për tërheqje nga Rripi i Gazës dhe nga katër vendbanime në Bregun Perëndimor. Lideri i laburistëve, Shimon Peres tha se pret që partia e tij do ti filloj negociatat me zotin Sharon. Ai tha se për këtë çështje në Partinë Laburiste do të vendoset nesër.
XS
SM
MD
LG