Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti Vlladimir Putin u ka thënë sot diplomatëve të Rusisë se marrëdhëniet me bashkësinë amerikane të biznesit duhet të përmirësohen. Ai mëtutje ka thënë se lidhjet e tij miqësore me presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush, nuk janë të mjaftueshme për raporte stabile dhe të fuqishme. "Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kërkojnë vëmendje të vazhdueshme" u tha zoti Putin afro 130 ambasadërove në takimin lidhur me politikën e jashtme.
XS
SM
MD
LG