Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtari i lartë i Unmikut, Charles Brayshaw, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe përfaqësuesit e zyrave diplomatike perëndimore në Kosovë, vizituan sot komunat Viti dhe Shtërpcë. Me këtë rast ata inkurajuan qeveritë komunale që të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie multietnike në Kosovë. Kryeminstri Rexhepi tha se këto vizita po bëhen në kuadër të angazhimeve të autoriteteve për nxitjen e dialogut të brendshëm nëpër komuna. Charles Brayshaw, ushtrues i detyrës së shefit të Unmikut, tha se plotësimi i standardeve, pos që ka rëndësi për definimin e statusit final, është i rëndësishëm edhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë.
XS
SM
MD
LG