Ndërlidhjet

BEOGRAD


Këshilltari në komitetin e jashtëm të senatit amerikan, Majk Holcel ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Kosova. Në një itnervistë për radion beogradase B92, zoti Holcel ka thënë se "ushtarët amerikanë kanë luajtur rol vendimtar në qetësimin e trazirave më 17 mars në Kosovë". Ai mëtutje është shprehur se "me keqardhje konstaton se qëndrimi i shumicës së ushtarëve të tjerë të Kforit, nuk ishte i mirë". Majk Holcel ka thënë se në procesin në Ballkan "Shtetet e Bashkuara edhe mëtutje duhet të marrin pjesë, sepse Amerika ka më së shumti kredibilitet te të gjitha palët".
XS
SM
MD
LG