Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka mbrojtur sërish gjatë ditës vendimin e qeverisë së tij për ndërhyrjen ushtarake në Irak. Blair i bëri këto komente pas takimit me homologun italian Silvio Berlusconi në Londër. Kryeministri britanik theksoi se bota është më e sigurt dhe më e mirë pa ish-udhëheqësin irakian, Sadam Husein.
"Është e vlefshme të mendosh se vetëm pak vite më parë në Afganistan e Irak kishte diktatura të egra, ndërsa tani këto vende kanë, së paku mundësinë për një të ardhme demokratike", tha Blair.
Më tej ai ka shtuar se është e papranueshme të thuhet se informacionet e shërbimeve të zbulimit që i paraprinë luftës në Irak ishin të gabuara.
XS
SM
MD
LG