Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 11 irakianë janë vrarë pas një shpërthimi të fuqishëm në Bagdad.
Kryeministri irakian Iyad Allawi e vizitoi vendin e shpërthimit, në të cilin janë lënduar rreth 40 persona. Ai tha se sulmi është bërë në shenjë hakmarrje ndaj aksioneve të qeverisë irakiane kundër militantëve dhe terroristëve të dyshuar. Ai tha se sulmuesit do të sillen para drejtësisë.
"Ky është një krim tjetër kundër popullit të Irakut", ka thënë Allawi.
Ndërkohë, qeveria bullgare konfirmoi ekzekutimin e pengut bullgar. Militantët kanë kërcënuar me vdekje edhe pengun e dytë bullgar derisa forcat amerikane të mos i lirojnë të gjithë të burgosurit irakianë. Ndërkaq ende nuk dihet për fatin e të rëmbyerit filipinas.
XS
SM
MD
LG