Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Austrisë Valentin Incko, ka thënë sot se në Vjenë nuk ka përgatitur kurrfarë plani për Kosovën, por vetëm një propozim.
"Austria nuk po përgatit kurrfarë plani. Ne së bashku me vendet tjera të BE-së kemi bërë publike propozimet tona rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës", ka thënë Incko.
"Propozimi i Austrisë dhe i partnerëve strategjik parasheh vetqeverisje më të madhe të institucioneve në Kosovë dhe në të njëjtën kohë edhe një autonomi më të madhe për komunitetin serb. Statusin as që e kemi përmendurr sepse konsiderojmë se kjo çështje duhet të diskutohet më vonë," ka shpjeguar Incko.
XS
SM
MD
LG