Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zëvendëssekretari amerikan i shtetit Richard Armitage mirëpriti sot emërimin e diplomatit pakistanez Ashraf Jehangir Qazi si të dërguar special të Kombeve të Bashkuara në Irak. Duke folur gjatë një vizite në Pakistan, Armitage tha se ai nuk ka bërë presion mbi Pakistanin, që të kontribuojë me operacionet paqëruajtëse në Irak. Pakistani ka thënë se do të dërgojë trupa në Irak vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose nëse kjo kërkohet nga populli i Irakut.
XS
SM
MD
LG