Ndërlidhjet

logo-print

BANGKOK


Nelson Mandela ka apeluar në një konferencë ndërkomëbëtare të SIDA-së në Bangkok, që të bëhen përpjekje më të mëdha për të luftuar tuberkulozin. Ish presidenti i Afrikës Jugore tha se beteja kundër SIDA-së nuk mund të fitohet derisa komuniteti ndërkombëtar të mos e luftojë edhe TBC-në.
"Sot ne i bëjmë me dije botës se nuk mund ta luftojëm SIDA-në derisa të mos e bëjmë më shumë për ta luftuar tuberkulozin", ka thënë Mandela. Tuberkulzoi është sëmundja më e shpeshtë që i prek pacientët me SIDA pasi që sistemi i tyre i imunitetet shkatërrohet nga virusi. Mandela tha se ta marrësh tuberkuzlozin është dënim me vdekje për njerëzit me AIDS.
XS
SM
MD
LG