Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Një zyrtar amerikan tha se Korea Veriore ka njoftuar se shumë nga programet e saj nukleare kanë të bëjnë me armët. Ndihmëssekretari i shtetit James Kelly i tha një Komiteti të Senatit se Korea Veriore gjatë bisedimeve të mëhershme 6 palëshe ka bërë të ditur se dëshiron të mbajë ende një program civil bërthamor:
"Nuk mund të them tash se Koreja Veriore ka bërë në të vërtetë llogaritë strategjike që të lëshojë pe nga armët bërthamore në shkëmbim të një paqe të vërtetë dhe prespektivës përmes tregtisë, ndihmës dhe zhvillimit ekonomik", tha Kelly. Ai tha se Koreja Veriore kishte propzuar në Pekin ngrirjen e programeve të saj bërthamore në shkëmbim të ndihmës në energji.
XS
SM
MD
LG