Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Militantët, që po e mbajnë pengun filipinas kanë thënë se do ta lirojnë atë pasi të largohet ushtari i fundit filipinas nga Iraku. Filipinet tashmë kanë filluar tërheqjen. Në zhvillime të tjera kryeministri Iyad Allawi ka njoftuar për krijimin e një shërbimi të ri të sigurimit, që do t'i luftojë kryengritësit. Ndërkaq, të paktën 12 persona kanë vdekur nga sulme të ndara të autobombave. Ministri irakian i mbrojtjes ka thënë se forcat e sigurisë kanë vrarë 15 të dyshuar terroristë dhe kanë arrestuar 9 të tjerë gjatë një aksioni në Bagdad.
XS
SM
MD
LG