Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i Rumanisë, Mircea Geoana arriti sot në Beograd, në kuadër të misionit të tij për mbledhjen e fakteve lidhur me raportin për Kosovën, që do të paraqitet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi aktualisht Rumania kryeson Këshillin e Sigurimit. Siç informon agjencia DPA, Mircea Geoana, pas takimit me ministrin e jashtëm të unionit Serbi –Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, ka thënë se "ka ardhur koha për bisedime serioze për situatën në rajon" dhe ka shtuar se "Rumania fuqishëm inkurajon biseda të drejtëpërdrejta për çështjen e Kosovës". Në kuadër të përgatitjeve per raportin lidhur me Kosovën, që do të paraqitet në Këshillin e Sigurimit, zoti Geoana do ta vizitoj edhe Prishtinën dhe Podgoricën.
XS
SM
MD
LG