Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyrtari i lartë serb në Kosovë, Millorad Todoroviq ka thënë se nënshkrimi i tij në deklaratën e pardjeshme që u publikua nga zyra amerikane në Prishtinë, është i pavlefshëm. Në deklaratën dhënë televizionit Palma Plus ai mëtutje ka shpjeguar se i ka thënë shefes së zyrës amerikane në Prishtinë, se ai nuk ka pasur legjitimitet për të nënshkruar, pasi, siç është shprehur zoti Todoroviq, asnjë vërejtje e palës serbe nuk ka hyrë në tekstin përfundimtar të deklaratës. Në këtë aspekt, Millorad Todoroviq ka thënë se "koalicionit kthimi ia ka lënë në dispozicion të gjitha funksionet e tij". Ai u shpreh se "për këtë document është dashur të konsultohet edhe qeveria e Serbisë".
XS
SM
MD
LG