Ndërlidhjet

logo-print

SPLIT


Në takimin e sotëm, kryeminsitrat e Kroacisë dhe të Shqipërisë, Ivo Sanader dhe Fatos Nano kanë konkluduar se të dy vendet kanë qëllime të përbashkëta në politikën e jashtme: hyrjen në Bashkimin Evropian dhe në Nato. Pas takimit të tyre në Split, kryeminsitrat Sanader dhe Nano u deklaruan gazetzarëve se në aspektin e integrimeve evro-atlantike është shumë e rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet intensive që ndërmjet dy vendeve kishin filluar para një muaji e gjysmë. Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë nënshkruese të Kartës së Adriatikut dhe shpresojnë në anëtarësimin në aleancën veri-atlantike.
XS
SM
MD
LG