Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian mbrëmë vonë ka mirëpritur lirimin e disa disidentëve në Kubë, por është theksuar se ky gjest nuk mjafton. Në kumtesën e publikuar në Bruksel dhe të shpërndarë në Havanë, theksohet se lirimi i 6 prej 75 disidentëve të dënuar vitin e kaluar me burg deri në 28 vjet, është një "gjest pozitiv". Por, në këtë kumtesë, mëtutje shtohet se "kërkohen lirimi i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politikë". Këtë kumtesë e kanë mbështetur edhe vendet që synojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG