Ndërlidhjet

RAMALLAH


Kryeministri palestinez Ahmed Qurei raportohet se ka dhënë dorëheqje, por ajo nuk është pranuar nga Jaser Arafati. Vendimi është marrë pas serisë së djeshme të pengmarrjeve në Rripin e Gazës.
Qeveria palestineze ka shpallur gjendjen emergjente në Gazë, pas rrëmbimit të djeshëm të shefit të policisë dhe katër punëtorëve humanitarë francezë, të cilët u liruan më vonë. Ministri i kabinetit Saeb Erekat, lidhur me kidnapimet ka thënë:
"Ajo që ka ndodhur në Gazë është një zhvillim shumë i rrezikshëm. Është një përkeqësim i madh. Është një reflektim i mungesës së ligjeve dhe kjo duhet të ndalohet", ka thënë Erekat.
Arafati ka shkarkuar sot shefin e policisë dhe ka bërë ndryshime tjera në forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG