Ndërlidhjet

BEOGRAD/BUJANOC


Zyrtari i lartë serb, Nebojsha Çoviq ka thënë sot se incidenti me të shtëna afër Konçulit, në të cilin u plagosën pesë anëtarë të famlijes Behluli, është një provokim i ri i grupeve që nuk duan paqe në këtë hapësirë. Zoti Çoviq ka tërhequr vërejtjen se do të ishte gabim i madh nëse këtij incidenti do ti jepej "ngjyrim etnik". Më herët gjatë ditës autoritetet në Bujanoc kanë informuar për incidentin që ndodhi mbrëmë vonë afër Konçulit. Persona të maskuar kishin shtënë me armë zjarri kundër veturës së familjes Behluli dhe kanë plagosur pesë anëtarë të sajë. Plagë të rënda ka marrë Anisa Behluli, e cila është në gjendje kritike dhe po mjekohet në Nish.
XS
SM
MD
LG