Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Richard Armitage, u takua sot në Bagdad me zyrtarë të lartë të Irakut. Duke folur në konferencën e përbashkët për gazetarë me Hoshyar Zebarin, ministër i jashtëm i Irakut, zoti Armitage tha se është diskutuar për situatën e sigurisë. Ai mëtutje tha se Uashingtoni e kupton se irakianëve u duhet më tepër rrymë, ujë dhe më shumë vende pune. Në këtë aspekt, zyrtari i lartë amerikan, Armitage tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për ta ndihmuar qeverinë e përkohshme të Irakut.
XS
SM
MD
LG